Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe pemë të thata.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Ekipet e zjarrfikësve nga Dimali dhe Berati janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Sipas burimeve të vendit të ngjarjes, zjarri është në proces lokalizimi dhe është zbuluar se ka qenë i qëllimshëm.