Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Një automjet tip “Audi” me drejtues 23-vjeçarin me iniciale R.A., është përplasur makinën tip “Citroen” me drejtues 37-vjeçarin L.H.
37-vjeçari së bashku me familjen ndodhej me pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Durrës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur vajza 8 vjeçare e L.H., 37 vjeç.
Ajo menjëherë është dërguar në spitalin e Sarandës pasi ka marrë dëmtime në kokë. Më pas është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.