Mëngjesin e sotëm në afërsi të Urës së Zezë në Pajovë të Elbasanit ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik.
Dy automjete, një “Mercedes-Benz” dhe një “Skoda”, janë përplasur, duke rezultuar në lëndime të rënda për të dy shoferët.
Ambulanca ka ofruar ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa policia ka mbërritur për të filluar hetimet dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.