Eva Buzo ka përfunduar me sukses sfidën e saj të jashtëzakonshme, duke notuar për 92 km nga brigjet e Leces (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit në Shqipëri.
Ajo e përshkoi këtë distancë në një kohë prej 35 orësh e 17 minutash, duke prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës. Ky udhëtim i vështirë, që e kishte ndërprerë vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, është realizuar me një forcë të jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike.
Pavarësisht ndalimeve të pakta për ujë, udhëtimi i saj ka qenë konstant dhe pa probleme të mëdha. Pas mbërritjes, Eva nuk mundi të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj është raportuar si shumë e mirë.