Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “histori mbresëlënëse” arritjen e Eva Buzos, avokates shqiptare që ka realizuar një not rekord nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.
Buzo, e cila përshkroi 92 kilometra në ujë në një udhëtim që zgjati 34 orë, e kishte nisur sfidën vitin e kaluar, por ishte detyruar ta ndalte për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Rama e vlerësoi arritjen e Buzos në rrjetet sociale, duke theksuar forcën e saj fizike dhe psikologjike.
“Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme,” shkroi Rama.
Eva Buzo përfundon notin me sukses nga Italia në Shqipëri, 92 km në 35 orë e 17 minuta