Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, ku do të zyrtarizohet emërimi i Kamala Harris si kandidate për president.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Kurti është ftuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe jo nga Qeveria amerikane.
Në konventë pritet një atmosferë e ngarkuar, ndërsa Biden do të hapë ngjarjen me një fjalim dhe do të paraqesë arritjet e tij gjatë presidencës.