Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Zim Zeneli në qytetin e Krujës.
45-vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka hipur në pemë që të hante fiq, por ka gjetur vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën.
Sipas burimeve shkak i elektrizimit përmes janë kabllot e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.