-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rrugët në Shqipëri 6-7 herë më të shtrenjta se në Evropë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e kritikoi ashpër qeverinë Rama në një deklaratë për mediat, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Meta theksoi se ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është 6-7 herë më i shtrenjtë se në vendet e Ballkanit dhe Evropës. Ai deklaroi se kjo ndodhi për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në menaxhimin e buxhetit.

Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe rrugët që janë shumë më të shtrenjta se në rajon, janë të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hynë në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e tij në dogana e tatime,” tha Meta. Ai akuzoi Ramën për shmangie të tenderave dhe për përdorimin e taksave të shqiptarëve për përfitime personale.

Në lidhje me aksionin opozitar, Meta deklaroi se Partia e Lirisë do të mbështesë çdo protestë që denoncon korrupsionin dhe do të përqendrohet në realizimin e 5 prioriteteteve për të zgjidhur problemet e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit