Në sheshin Skënderbej ka nisur marshim-protesta për vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit.
Në protestë përveç familjarëve të tij janë mbledhur dhjetëra njerëz të cilët mbajnë pankarta në duar me shkrime dhe fotot e Eglit.
Disa nga pankartat me shkrime janë: “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi” etj.