Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes me armë zjarri në Komunën e Parisit në Tiranë.
Për motive të dobëta efektivi i policisë Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri 54-vjeçarin Lorenc Kosta.
Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara duke i bërë thirrje që të dorëzohet, psi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
“Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka. Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima”, u shpreh Vocaj.
Ai tha se punonjësi se polici Erjon Goxhara ka qenë jashtë orarit të punës.
“Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën”, tha Tonin Vocaj.
FOTO/ Efektivi i policisë plagos me armë zjarri 45-vjeçarin te Komuna e Parisit