Tensionet gjeopolitike janë rikthyer në Azi pas një incidenti në detin e Kinës jugore, ku Roja Bregdetare kineze përplas dy anije ushtarake të Filipineve.
Pekini akuzon Manilën për veprime të qëllimshme dhe provokative, ndërsa Filipinet e quajnë manovrat kineze si agresive dhe të paligjshme. Dëmet janë të konsiderueshme, por nuk ka pasur viktima.
Kina dhe Filipinet vazhdojnë të përplasen mbi pronësinë e ujërave në këtë zonë të kontestuar.