Një 18-vjeçar ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçar në rrugën dytësore Tiranë-Durrës me një ciklomotor për të cilin nuk kishte leje drejtimi.
Pas përplasjes, të riut me inicialet A. Sh. i është bërë e mundur largimi nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia.
Fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të marrë masa të tjera ligjore ndaj 18-vjeçarit. Materialet e rastit janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.