Në Tiranë, tre individë janë arrestuar nga policia rrugore për inskenimin e një aksidenti të rremë me makinat e tyre, me qëllim që të përfitonin fonde nga sigurimi.
Sipas raportimeve autoritetet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kapën në flagrancë tre të dyshuarit me inicialet A.M., F.B., dhe E.R.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Mashtrimit në sigurimin” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Më 18 gusht 2024, ata ishin koordinuar për të inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale.
Ndërsa shërbimet e policisë po shqyrtonin vendin e ngjarjes, një nga autorët tentoi të largohej, por u kap nga një punonjës policie. Materialet janë dërguar në prokurori për hetime të mëtejshme.