Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Finiq ku një ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar.
Në orën 7 të mbrëmjes një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ka gjetur trupin e pajetë të 34-vjeçarit të varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.
Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.
Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Ai ishte ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.
Ndërkohë policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.