-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën italiani pas përplasjes me Jet Ski, flet e dashura e tij: Vëllai im nuk ka faj, në Shqipëri duan të gjejnë një fajtor

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën e 18 gushtit në Velipojë ku pas përplasjes së dy Jet Ski-ve humbi jetën 19-vjeçari italian Nicola Lorio.

19-vjeçari kishte ardhur me pushime në Shqipëri me të dashurën dhe vëllain e saj.
Policia e Shkodrës ka arrestuar vëllain e të dashurës së 19-vjeçarit.

E dashura e 19-vjeçarit Giusy Di Tella tha se ata nuk kishin pirë as alkool dhe as drogë, ishte një aksident tragjik, një përplasej e papritur. Giusy u shpreh se i fejuari im dhe vëllai kanë qenë shumë të lidhur së bashku.

Më pas ajo akuzoi policinë pasi sipas saj kanë dhënë një version plotësisht të gabuar, pasi vëllai i saj Salvatore Di Tella nuk ka aspak faj.

“Dy jet ski-të ishin larg njëra-tjetrës dhe ne nuk ishim aq larg bregut, ndryshe siç raportohet. Unë po xhiroja një video me celularin tim, kur Nicola më tha ta fikja. Në atë moment, pati një përplasje në anën e djathtë të jet ski-së tonë. Vëllai im u hodh menjëherë në det për ta shpëtuar Nicolan dhe e nxori trupin e tij në breg, që më pas u transportua drejt spitalit, aty ku nuk arriti të mbijetonte. Por dua të ritheksoj se ishte thjesht një aksident tragjik. Vëllai im nuk kishte asnjë faj, madje edhe familja e të dashurit tim thotë pikërisht këtë. Por këtu, në Shqipëri, ata domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor: kjo është arsyeja pse ne kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane”, deklaroi vajza.

FOTO/ 19-vjeçari italian humb jetën pas përplasjes me Jet Ski në plazhin e Velipojës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit