Në Ksamil janë proceduar penalisht 6 persona pasi kanë krijuar vendbazime për mjetet e tyre lundruese në vendet e ndaluara nga autoritetet.
Policia e Sarandës në bashkëpunimin me atë detare dhe kufitare hoqi 10 pedanë të vendosura pa leje në zonën e plazhit në Ksamil. Këto shkelje janë kryer në vendin e quajtur “Tre ishujt” dhe shërbente kryesisht si vend për të mbajtur Jet Ski-të të miratuar me leje.
Personat e proceduar janë D. M., S. D., F. H., S. P., E. M. dhe D. B.
Ndërsa dosja i kaloj prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.