-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja: Aplikoni në e-Albania për vlerësimin e ekspertëve në gjykata

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ftuar qytetarët të aplikojnë në portalin e-Albania për shërbimin e vlerësimit të ekspertëve në gjykata.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja theksoi se kjo mundësi ofron informacion në kohë reale dhe nuk kërkon dokumente shoqëruese.

“Nëse keni nevojë për vlerësimin e një ose më shumë ekspertëve, mund të përfitoni nga shërbimi i Ministrisë së Drejtësisë, “Vlerësim i Ekspertëve në Gjykata,” përmes portalit e-Albania”, shkroi Manja.

Ai inkurajoi qytetarët që të përfitojnë nga ky shërbim për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në procesin gjyqësor.

“Informacionin e merrni në kohë reale pa pasur nevojë për dokumente shoqëruese”, theksoi më tej ministri Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit