-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarandë/ Shpëtohet turistja ukrainase, nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve

Kryesoret

Policia kufitare e Sarandës ka ndihmuar një turiste nga Ukraina e cila gjatë notit kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve.

Menjëherë pas njoftimit të bashkëshortit të ukrainases, policia lokalizoi vendin ku ndodhej turistja në veri të plazhit Pasqyrat dhe shkuan në ndihmë.

Shërbimet e policisë e ndihmuan dhe e nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja dhe bashkëshorti i saj i falenderuan shërbimet e policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia kufitare bën thirrje pushuesve që të kenë kujdes për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit