-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali takon ambasadorin turk: Forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Turqi është prioritet

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Ambasadori Atay e përgëzoi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë e Ambasadës për të avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar.

Spiropali theksoi se Shqipëria do të përforcojë partneritetin strategjik me Turqinë dhe e cilësoi këtë bashkëpunim si një prioritet të Kuvendit dhe institucioneve shqiptare.

Ajo nënvizoi se miqësia dhe aleanca mes dy popujve është thelbësore për stabilitetin e rajonit. Kuvendi do të punojë për të zgjeruar bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në të gjitha nivelet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit