Mëngjesin e sotëm një 72-vjeçar me iniciale F.A., në Memaliaj u gjet i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me mjet prerës.
Policia thotë që me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe arrestimin e autorit të dyshuar nuk publikohen të dhënat mbi identitetin.
Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Ndërsa grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.