-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasjet në Shqipëri, deputeti i PD-së: Institucionet funksionojnë me ‘ligjin e xhunglës’

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me vrasjet e fundit në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si “ditët më të errëta” për institucionet shqiptare.

Në një postim në Facebook, Sula thekson se ka rënë besimi se institucionet ligjzbatuese mund të bëjnë drejtësi dhe akuzon se vendi funksionon me “ligjin e xhunglës”, ku “i forti ha më të dobëtin”.

Sula u shpreh: Situata e rendit në Shqipëri po funksionon me ‘ligjin e xhunglës’. Aq keq është situata saqë edhe një punonjës policie shkon dhe qëllon 6 herë një tjetër punonjës të shtetit për të bërë vetëgjyqësi.

Ai po ashtu e lidh këtë me ngjarjen e fundit në Velipojë, ku dy vëllezër vranë dy persona të tjerë, duke e përshkruar si një kronikë të paralajmëruar.

Reagimi i tij vjen në një moment kur në Tiranë po protestohej për vrasjen e një qytetari të pafajshëm nga një individ me lidhje të larta me Partinë Socialiste në Pogradec.

Sula e përfundoi postimin duke cituar: Peshku qelbet nga koka. Kur pushtetarët e niveleve më të larta nuk kanë respekt për ligjin dhe institucionet ligjzbatuese, ata janë modeli më i keq që reflektohen te shoqëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit