Një person është ekzekutuar me plumba në kokë në Stacionin Qendror të Frankfurtit mbrëmjen e së martës rreth orës 21:00.
Dëshmitarët raportuan se një burrë qëlloi papritur në kokë një tjetër person në platformën 9. Autori u kap dhe u arrestua nga policia federale në vendngjarje.
Stacioni Qendror u mbyll për 25 minuta pas krimit, dhe policia ka identifikuar të dyshuarin dhe viktimën, me detaje të tjera që priten më vonë gjatë ditës.