Më 10 gusht në qytetin e Pogradecit Egli Proga 42 vjeç u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe.
Ai la pas babain, motrën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, njërin 12 vjeç e tjetrin vetëm 3 vjeç.
Familjarët e Eglit kanë hapur një llogari në GoFoundMe për të ndihmuar bashkëshorten që ti bëj ballë vështirësive në rritjen e dy fëmijëve.
“Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e Eglit, por ne mund të bëjmë diçka për të ndihmuar familjen e tij në këtë periudhë të errët. Në një kohë kur dhimbja dhe pasiguria ekonomike janë të mëdha, le të bashkojmë forcat për të mbështetur financiarisht familjen Proga. Kjo është mundësia për të treguar se shqiptarët kudo që ndodhen kujdesen për njëri-tjetrin, veçanërisht në kohë të vështira. Çdo kontribut, sado i vogël, do të jetë një ndihmë e madhe”, shkruhet në GoFoundMe.