Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha sot në një takim në Tiranë Ambasadorin e Gjermanisë Karl Bergner.
Në takim u folën lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë, e veçanërisht për intensifikimin e operacioneve të përbashkëta mes policive të të dy vendeve.
Ministri Hoxha tha se ambasadori gjerman ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve.
“E garantova për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes 2 policive, në luftë kundër krimit të organizuar”, shkruan ministri Hoxha.