Në orët e para të mëngjesit të së hënës një jaht me 22 persona në bord u mbyt për shkak të motit të keq në brigjet e Palermos.
15 persona u shpëtuan nga rojet bregdetare dhe dhe zjarrfikësit dhe 6 të tjerë janë zhdukur duke përfshirë manjatin britanik Jonathan Mike Lynch, vajzën e tij 18-vjeçare dhe presidentin e Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer.
Të zhdukurit janë 4 anglezë dhe 2 amerikanë.
Sipas medias italiane një trup është nxjerr nga deti dhe ai ishte anëtar i ekuipazhit, kuzhinieri Ricardo Thomas, nga Antigua i lindur në Kanada.
Trupat e dy prej gjashtë personave të zhdukur u gjetën nga zhytësit e shpellave, ku ata i panë pas mobiljeve dhe dyshekëve në kuvertën e poshtme të varkës.