Manuel Neuer njoftoi se nuk do të luajë më me Gjermaninë, duke i dhënë fund pas 15 vitesh karrierës së tij me Kombëtaren.
“Do të vinte kjo ditë. Sot është fundi i karrierës sime me skuadrën kombëtare të futbollit. Të gjithë e dinë që ky vendim nuk ishte i lehtë”, tha Neuer.
Pasi debutoi me Gjermaninë në vitin 2009, Neuer luajti 124 ndeshje, prej të cilave 51 i mbylli me portën e paprekur.
Ai ka marrë pjesë në 4 Botërorë dhe 4 Europianë, i fundit ai i kësaj vere në Gjermani.