-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Shqipëria po shkon në plakje dhe krizë, opozita premton reforma të mëdha

Kryesoret

Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një intervistë ka shprehur shqetësim të thellë për krizën që ka kapur Shqipërinë, duke e përshkruar atë si një vend që po përjeton një periudhë të rëndë plakjeje dhe rritje të krimeve.

“Shqipëria është në një krizë të thellë, me një popullsi që po plaket dhe një rritje të ndjeshme të krimeve. Këta në pushtet kanë krijuar një situatë alarmante,” deklaroi Balliu.

Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për korrupsion, duke thënë: Ka fakte të qarta që Veliaj është i korruptuar. Bashkia e Tiranës ka kërkuar taksa për një incinerator që nuk ekziston, dhe ndotja në qytet është 90 herë më e lartë se në Mynih.

Balliu premtoi se nëse opozita fiton zgjedhjet, do të bëhen reforma të mëdha, përfshirë uljen e disa taksave dhe mbështetje të mëtejshme për fermerët. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për rikthimin e taksës së sheshtë dhe ka premtuar një koalicion të gjerë për të ndryshuar kursin e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit