Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vlerësoi avokaten Eva Buzo për arritjen e saj të jashtëzakonshme, notimin prej 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu e përshkroi Buzon si një shembull të guximit dhe vendosmërie, duke theksuar se ky sukses është një burim frymëzimi për të rinjtë dhe një nxitje për të integruar sportin në jetën e tyre.
“Mbresëlënëse biseda me Eva Buzon, një shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie. Eva na tregoi se çdo kufi mund të tejkalohet kur beson në vetvete”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
Eva Buzo e përfundoi udhëtimin e saj më 19 gusht, pas 34 orësh në ujë, duke mbërritur në afërsi të Kepit të Gjuhëzës.