-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘I plotësova amanetin’! Veprimtaria e Kadaresë në një pavion të veçantë tek arkivi

Kryesoret

Fondi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet, ndërsa shkruan se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar.

Për t’i dorëzuar ishte vajza e shkrimtarit të madh, Gresa Kadare. “Ismailit në Paris para disa viteve i janë afruar plot institucione të huaja, qofshin franceze, Universiteti i Sorbonës, Akademia e Francës. Ata donin të merrnin plotësisht ose pjesërisht një pjesë të arshivave, sigurisht me mendimin e Ismailit.

Erdhi edhe një propozim shumë interesant nga Universiteti i Princetone në New York. E shikoja që Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje, diçka e pengonte dhe nuk ka dhënë përgjigje të qartë. Unë i thashë më vonë si e ke menduar, në diskutim mes ne të dyve. Çfarë do të bëhet me arkivën tënde, të marrim një vendim.

Nuk di tha ç’të bëj sepse dua që arkivi të kthehet në Shqipëri, por nuk di cilit institucion t’ia besoj. Ai nuk dha përgjigje të prerë, por unë në mënyrë subliminale vendosa me iniciativën t’ia plotësoj këtë amanet duke ju dhënë juve besimin total sepse është shumë e vështirë qoftë një institucioni serioz gjëra kaq të vyera.

Jam shumë e prekur, pashë në zyrën tuaj kodikët e Beratit, që prehen këtu. Më emocionon ideja që dorëshkrimet e Ismailit do të jenë në shoqëri të mirë, pranë kodikëve të Beratit”, tha ajo. Ismail Kadare ndërroi jetë më 1 Korrik në moshën 88 vjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit