Pas atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani janë pezulluar nga puna pesë agjentë të Shërbimit Sekret.
CBS News raporton se nga detyra janë pezulluar kreu i zyrës së agjencisë në Pittsburgh që koordinoi sigurinë me policinë lokale, tre agjentë nga e njëjta zyrë dhe një anëtar i ekipit personal të Trump.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret tha se hetimet për një dështimi operacional është në vazhdim. Ai shtoi se agjentët mbahen sipas standardeve më të larta profesionale dhe çdo shkelje mund të çojë në masa disiplinore.