Klubi i Bylisit përmes një postimi në rrjete socaile ka prezantuar sulmuesin Marjo Gjata.
“Zyrtare! Marjo Gjata, nr. 9 i Bylisit për 4-sezone…
Marjo Gjata bëhet pjesë e klubit tonë, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellat e skuadrave të Apolonisë, Teutës, Dinamos dhe Egnatias në elitë, por edhe fanellën e Shpresave kuqezi U-21.”, shkruan në njoftim.
Bylisi ka zyrtarizuar marrëveshjen dhe Marjo Gjata do të mbajë veshur fanellën bardhekuqe me nr.9 për 4 vitet e ardhshme.
Ata i urojnë mirëseardhjen dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore në këtë sezon për 24-vjeçarin Marjo Gjata.