-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti amerikan: Vizita fatkeqe e shefit të CIA-s dhe sinjali i brengës

Kryesoret

Profesori amerikan Edward P. Joseph shprehet se vizita në Kosovë dhe disa shtete të Ballkanit e shefit të CIA-s, William J. Burns është sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e një lloj konfrontimi në Ballkan.

“Kjo nuk është një vizitë e lumtur, nuk është një lloj vizite e nivelit të Bill Clintonit, Hillary Clintonit, ndonjë sekretari, siç është sekretari Antony Blinken, ose diçka e ngjashme.

Kjo nuk është diçka e mirë, sepse William J. Burns, për momentin është i përshirë shumë seriozisht në negociatat për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe ky është top prioritet kryesor për administratën e SHBA-ve.

Për atë që të vjen në Ballkan, për të vizituar Kosovën, Serbinë, Bosnjën, ndoshta do të ndalet edhe në Bullgari, edhe në Maqedoni të Veriut”, tha Joseph në RTK.

Profesori amerikan tha se shefi i CIA-s, vjen në Ballkan, sepse Uashingtoni i sheh këto pika vështirësisë e problemesh.

“Është një vizitë fatkeqe dhe një sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e një lloj konfrontimi në Ballkan”, tha ai. Joseph tha se askush nuk e di se çfarë mesazhi ka sjellë shefi i CIA-s, William J. Burns.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit