-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baraliu: Shefi i CIA-s erdhi në momentin vendimtar në Ballkan

Kryesoret

Njohësi i çështjeve juridike në Kosovë Mazllum Baraliu e ka cilësuar vendimtare për Ballkanin vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) në rajon. Ai tha se William Burnsit ka ardhur për t’u treguar eksponentëve që duan destabilizim në Ballkan që politikat e tyre janë të papranueshme.

“Ardhja s’është as e rastësishëm e as e parëndësishme. Shumë e rëndësishme dhe në momentet më vendimtare për t’iu treguar këtyre eksponentëve që haptazi jo këto ditë javë e muaj, po me vite të tëra udhëheqin politika të papranueshme në botën e shekullit 21 dhe haptazi kërcënojnë çdo ditë dhe veprojnë në mënyrë diskrete e edhe të hapur. Kërcënimet e Serbisë dhe të kësaj eksponence të (presidentit serb Aleksandar) Vuçiçit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë të hapura dhe rrezik potencial për sigurinë e Evropës dhe jo vetëm të Ballkanit”, ka thënë ai tek KTV.

Sipas Baraliut, takimet e menjëhershme të presidentit serb me udhëheqin serb në Bosnje, ambasadorin rus në Serbi, janë dëshmi të “shqetësimit të Beogradit” dhe “informimit të Moskës se çka po ndodh”. Ai ka thënë se rëndësia e CIA-s është vërtetuar me dekada me veprimet në paralajmërimin dhe parandalimin e ecurive të sigurisë e rreziqeve të ndryshme në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit