Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbolli ka publikuar vendimet e marra një ditë më parë pas javës së parë të kampionatit.
1. KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
2. KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
3. Lojtari i KF Laci, William Cordeiro Melo për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF Partizani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
5. Lojtari i KF Partizani, Vangjel Zguro për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.