Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në Gjermani. Gjatë një festivali tre persona gjetën vdekjen, tetë kanë mbetur të plagosur dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Grupi militant në një deklaratë në Telegram tha se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në shenjë hakmarrje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.
Sulmi ka ndodhur ditën e premte në Frongof, një shesh në Solingen ku po mbahej një festival që shënonte 650 vjetorin e qytetit.
Policia ka arrestuar një 15-vjeçar i cili dyshohej se ishte i lidhur me sulmuesin që është në arrati.