Sali Berisha ka shpërndarë një video të deputetit të PD-së, Asllan Dogjani i cili shprehet se 35 milionë euro janë paguar për urën e Kukësit dhe ajo nuk është hapur.
“35 milionë euro kanë paguar qytetarët për urën e Kukësit dhe kjo urë është e mbyllur nuk është hapur, po kalon sezoni i verës dhe qytetarët e Kosovës dhe të Kukësit është dashur të kalonin këtu, sepse janë paguar 35 milionë euro.
Qeveria hesht dhe nuk jep përgjigje, ka detyrë të jap transparencë se ku kanë shkuar 35 milionë euro, dhe çfarë ka ndodhur”, thotë ai.
Sali Berisha thekson se “Ura u inaugurua, u kënduan dhe këngë, por u mbyll! Nuk thot njeri një fjalë sikur të ishte private! Kodi i mafies”.