Mbrëmë në Tetovë, policia ka qëlluar për vdekje një person, i cili ishte i dyshuar për një vrasje të ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë dhe ishte në kërkim nga policia.
Vrasja e tij ka ardhur pasi forcat policore kanë shkuar që ta arrestojnë, ndërkaq i dyshuari ka rezistuar duke shtënë në drejtim të tyre. Policia ka hapur zjarr ndaj tij dhe e ka qëlluar për vdekje.