Kryeministri Albin Kurti ka bërë reagimin e dytë, këtë herë në platformën “X’ për takimin që zhvilloi dje me shefin e CIA-s, William Burns në Prishtinë duke e cilësuar me rëndësi strategjike, pa zbuluar detaje nga biseda.
“Falënderova drejtorin Burns për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për të promovuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Këto synime të përbashkëta janë të mundshme vetëm nëpërmjet një angazhimi të vërtetë për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga ana e të gjitha vendeve në rajon” ka shkruar Kurti.
Analisti amerikan: Vizita fatkeqe e shefit të CIA-s dhe sinjali i brengës