Një zjarr i madh ka rënë në Lushnjë ku janë djegur rreth 40 hektarë me të mbjella me pemë dhe ullinj. Nga zjarri po rrezikohen edhe banesat.
Menjëherë në ndihmë kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku së bashku me banorët e fshatit Kadikaj po merren me izolimin e flakëve.
Ata po përdorin mjete rrethanore si pompa uji për të shuar zjarrin që ka djegur një sipërfaqe të madhe të tokave.