-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

33-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës, Berisha: Akti më madhor në historinë e saj

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Ukrainën për 33-vjetorin e Pavarësisë.

Berisha thotë që pavarësia e Ukrainës ishte akti më i madh në historinë e gjatë të kombit të saj.

“Sot ky përvjetor gjen kombin e Ukrainës nën udhëheqjen e Presidentit Zelenski në një luftë dhe përballje me agresionin barbar rus të Vladimir Putinit. Mijëra bijë dhe bija të Ukrainës kanë luftuar dhe rënë heroikisht në fushë betejë për mbrojtjen e vendit të tyre, por dhe të mbarë europës nga pushtuesit rus!”, shprehet Berisha.

Lideri i opozitës në emër të Partisë demokratike shpreh urime për kombin ukrainas dhe për autoritetet e tij për festën e pavarësisë dhe fitore ndaj agresionit të Hitlerit të sotëm të Europës.

Më pas ai lë edhe mesazhin e Ambasadorit të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë Z. Volodymyr Shkurov për urimin e pavarësisë së Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit