-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Goditëm me 100 avionë luftarakë bazat e Hezbollahut

Kryesoret

Ushtria izraelite thotë se rreth 100 avionë të saj luftarakë “goditën dhe shkatërruan mijëra raketahedhëse të Hezbollahut, që kishin objektiv për zjarr të menjëhershëm drejt Izraelit verior dhe qendror”.

“Më shumë se 40 zona lëshimi në Liban u goditën gjatë sulmeve,” tha ai. Hezbollahu ende nuk ka komentuar mbi pretendimin.

Izraeli sulm brenda Libanit, Hezbollahu lëshon qindra raketa

Media shtetërore libaneze NNA raportoi se një person u vra nga sulmet dhe se pati dëme në të mbjellat dhe infrastrukturën.

NNA i quajti sulmet izraelite herët të dielën “më të dhunshmet që nga fillimi i luftës”, duke thënë se “duke filluar nga ora 4 e mëngjesit, sulmet ajrore armiqësore nuk pushuan së synuari qytetet jugore”.

Izraeli gjendje të jashtëzakonshme, Hezbollahu: Lëshuam mbi 300 raketa

Zonat në dhe përreth Qabrikha, Tulin, Wadi Saluki, Houla, Aadichit Al Qusayr, Deir Mimas, Talloussa dhe Bani Haiyyan, u goditën, tha NNA.

Më herët, NNA raportoi se “avionët luftarakë të armikut” kryen sulme në periferi të qyteteve Zibqin, Tayr Harfa dhe Chama, duke shkaktuar dëme të rënda në të korrat dhe infrastrukturën lokale, veçanërisht në rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit