-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Gjermani, prokurorët: Autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik

Kryesoret

Një gjykatë në Gjermani la në paraburgim një të ri sirian nën dyshimet për vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste, që lidhet me sulmin me thikë në qytetin Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, gjatë festivalit që shënonte 650 vjetorin e qytetit.

Një gjykatës në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe urdhëroi që 26-vjeçari Issa Al H. të mbahet në arrest, në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe mundësisë së ngritjes së akuzave ndaj tij, pasi prokurorët federalë thanë se ai mbështet ideologjinë radikale të grupit ekstremist Shtetit Islamik dhe se po vepronte mbi bazën e kësaj ideologjie kur goditi në mënyrë të përsëritur viktimat e tij në kokë dhe në pjesët e sipërme të trupit.

Vendimi erdhi pasi i dyshuari u dorëzua, duke thënë se ishte autori i sulmeve, siç njoftoi policia. Ai dyshohet edhe për vrasje në tentativë dhe plagosje të rëndë në trup, thanë prokurorët. Mbiemri i tij nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.

I dyshuari u mor të dielën nga komisariati i policisë në Solingen për të dalë pasa gjykatës.

Ai “mbështet ideologjinë e organizatës së huaj terroriste Shteti Islamik” dhe në bazë të “bindjeve të tij radikale islamike” vendosi “të vriste në festival sa më shumë njerëz që të ishte e mundur që i konsideron jobesimtarë”, tha zyra e prokurorit federal përmes një deklarate.

I dyshuari është një shtetas sirian i cili kishte aplikuar për azil në Gjermani, konfirmoi policia për agjencinë e lajmeve Associated Press. Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha pa cituar një burim të posaçëm se kërkesa e tij për azil ishte refuzuar dhe se ai duhej të ishte dëbuar vitin e kaluar.

Të shtunën, grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Grupi Shteti Islamik tha përmes një publikimi në faqen e tij të lajmeve se sulmuesi kishte në shënjestër të krishterët dhe se autori i kreu sulmet të premten në mbrëmje “për t’u hakmarrë për myslimanët në Gazë dhe kudo”.

Sulmi vjen mes debatit mbi emigracionin në prag të zgjedhjeve të shtatorit në rajonet e Saksonisë dhe Turingisë në Gjermani, ku partitë kundër imigracionit pritet të shënojnë rezultat të mirë. Në qershor, Kancelari Olaf Scholz u zotua se vendi do të fillonte përsëri dëbimin nga vendi të kriminelëve nga Afganistani dhe Siria pas një sulmi me thikë nga një emigrant afgan, që la të vdekur një punonjës policie dhe plagosi katër persona të tjerë.

Sulmi i së premtes shkaktoi tronditje në Solingen. Një qytet me rreth 160,000 banorë pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Duseldorfit, Solingen-i po mbante një festival për të shënuar përvjetorin e tij.

Festivali, i cili duhej të vazhdonte deri të dielën, u anulua. Në vend të festimeve, banorët u mblodhën për të mbajtur zi për të vdekurit dhe të plagosurit, duke vendosur lule dhe shënime pranë skenës së sulmit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit