Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin në ‘Shën Naumit’ me një automjet të vjedhur.
29-vjeçari me iniciale L.H., nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera dhe pas kontrollit ka rezultuar se ishte i vjedhur.
Ndërsa vijojnë procedurat për veprime të mëtejshme, automjeti ndodhet në bazën e Interpolit.