-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku takon VanHorn: SHBA ka ofruar mbështetje të pakursyer për Shqipërinë

Kryesoret

Ministrja dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me Nancy VanHorn, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët shprehën angazhimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Me Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.”, shkruan Balluku.

Ajo e njohu VanHorn me disa projekte të rëndësishme që Shqipëria ka në plan, duke e falënderuar për mbështetje të pakursyer në realizimin e këtyre iniciativave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit