BBC ka shkruar për vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë.
Turneu i Burns nuk është i pazakontë, thotë David Kanin, një analist i lartë i CIA-s i cili ishte në krye të Ballkanit në vitet 1990.
“Puna e tij si kreu i CIA-s është më pak e rëndësishme sesa statusi i tij si një figurë konfidenciale dhe e rëndësishme në ekipin e politikës së jashtme të presidentit amerikan Joseph Biden.
“Administrata dëshiron të arrijë njëfarë suksesi në politikën e jashtme para përfundimit të mandatit në janar ose ndoshta edhe para zgjedhjeve” tha Kanin në një deklaratë për BBC.