Pas një dekade mungese në Superiore, Elbasani ka bërë një rikthim të fuqishëm duke mundur 3-0 Teutën në ndeshjen e tij të parë në këtë kampionat.
Elbasani ishte dominues që nga fillimi, duke kaluar në avantazh në minutën e 30 me një gol nga moldavi Dros. Ekipi i trajnerit italian Roberto Bordin vazhdoi të ishte superior gjatë gjithë ndeshjes. Goli i dytë erdhi nga Hila në minutën e 48, ndërsa Arsen Kasa e vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 77.
Nga ana tjetër, Teuta nuk arriti të shfaqë ndonjë kërcënim serioz ndaj portës së Elbasanit. Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 4 pikë, duke u barazuar me Vllazninë, ndërsa Egnatia udhëheq me 6 pikë pas dy javësh.