Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova duhet të ndërrojë qeverinë dhe të intensifikojë angazhimin me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për të garantuar pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Haradinaj theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të pasur një zë të drejtpërdrejtë në këtë samit ndërkombëtar.
“Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”, shkruan ai.