Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur sot në takim Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të theksuar miqësinë dhe partneritetin e fortë strategjik mes dy vendeve.
Hoxha falënderoi përfaqësuesen e SHBA për mbështetje ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht përmes programit ICITAP, i cili ofron asistencë për Policinë e Shtetit.
“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, thotë ministri Hoxha pas takimit.