Në mëngjesin e sotëm, Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) njoftoi arrestimin e një individi të dyshuar si “spiun i Kroacisë” në një operacion kundër-spiunazhi.
Sipas BIA, ky arrestim është rezultat i disa muajve të hetimeve dhe përpjekjeve për të luftuar aktivitetet subversive të Agjencisë Kroate të Sigurisë dhe Inteligjencës (SOA).
Nga ana tjetër, ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane ka mohuar të ketë informacion në lidhje me këtë rast, duke deklaruar se nuk janë në dijeni për ndonjë ngjarje të tillë.
“Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje apo se një ngjarje e tillë ka ndodhur në të vërtetë”, tha ministria.