-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpallet ditë zie pas vrasjes së trefishtë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Kryesoret

E hëna e 26 gushtit është shpallur ditë zie në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo për arsye se javën e kaluar në qendrën e shkollës së mesme në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë një sulmi me armë zjarri u plagosën tre persona.

Sulmuesi hapi zjarr me një pushkë automatike ndaj tre punonjësve të Gjimnazit, ku mbetën të vrarë drejtori, sekretari dhe një mësues i anglishtes. Ai ka mbetur i plagosur rëndë gjatë tentativës për vetëvrasje dhe dyshohet se është një punonjës i qendrës së shkollës së mesme në Sanski Most.

Motivi i vrasjes së trefishtë ende nuk është krejtësisht i qartë.

Dita e Zisë shënohet me uljen e flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucionet publike, institucionet dhe entitetet e tjera juridike në territorin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit